Ndërlidhjet

Daçiq: Me Prishtinën – së pari temat që zgjidhen lehtë


Zëvendës kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, njëherësh ministër i brendshëm, tha sot se në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do të fillohet me temat për të cilat “ndoshta më lehtë” mund të fitohet zgjidhja.

“Këto janë temat jetësore, të cilat sipas mendimit tonë, do të duhej të shqyrtoheshin sa më parë”, u tha Daçiq gazetarëve.

Në këtë kaudër ai theksoi se me Prishtinën do të duhet të bisedohet për kthimin e të zhvendosurve, telekomunikacionin, furnizimin me rrymë dhe për të pagjeturit.

“Këto janë disa çështje, të cilat do të mund të zgjidheshin lehtë nga ato që pala tjetër as që do të bisedoj”, tha Ivica Daçiq.

Bisedimet ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë duhet të fillojnë më 8 mars në Bruksel.
XS
SM
MD
LG