Ndërlidhjet

Qartësohet aktakuza në rastin Medicus



EULEX-i njoftoi se gjykatësi i procedurës paraprake e ka marrë vendimin lidhur me rastin Medicus.

Sipas vendimit, "konfirmohet aktakuza kundër Lufti Dervishi, Driton Jilta, Sokol Hajdini dhe Ilir Rrecaj lidhur me akuzat për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe keqpërdorim të pozitës ose detyrës zyrtare".

Në komunikatë thuhet se "nga aktakuza hidhen poshtë akuzat për trafikim të personave dhe krim të organizuar".

Prokuroria tha se do të parashtrojë ankesë kundër këtij vendimi për pikat e aktakuzës që nuk janë konfirmuar.
XS
SM
MD
LG