Ndërlidhjet

Basra: Forcat e sigurisë i kanë shpërndarë protestuesit


Forcat e sigurisë së Irakut kanë përdorë topa uji dhe shkopinj, për t’i shpërndarë protestuesit në qytetin port në jug të këtij vendi, Basra.

Reporteri i agjencisë Reuters tha se afro 700 protestues, afër ndërtesës së Këshillit provincial, ishin zhvendosur me forcë nga policia dhe forcat e sigurisë, pasi ata kishin refuzuar ta ndalnin demonstrimin.

Reporterët thonë se disa gazetarë ishin rrahur nga policia.

Mijëra irakianë sot kanë demonstruar në qytetet kryesore të Irakut kundër zyrtarëve të korruptuar, papunësisë dhe shërbimet e dobëta publike.

Këto demonstrata u bënë pas protestave në gjithë Irakun, para një jave, në të cilat ishte raportuar se disa protestues ishin vrarë e disa të tjerë ishin plalgosur.

Forcat e sigurisë kanë imponuar ndalim të lëvizjes së makinave në Bagdad dhe në disa qytete të tjera, para ditës së sotme të protestave.
XS
SM
MD
LG