Ndërlidhjet

Libi: Në Tripoli filluan protestat kundër Gadafit


Qindra kundërshtarë të liderit të Libisë, Muamer Gadafi, janë mbledhur sot në kryeqytetin Tripoli, pasi në Faljet e Xhumasë u kërkua largimi i tij.

Njerëzit i mbushën rrugët pasi u falën në lagjen Tajoura të Tropolit duke brohoritur parulla kundër Gadafit.

Dëshmitarët thanë se nuk ka pasur asnjë shenjë të pranisë së forcave të sigurisë në këtë protestë.

Në hapësirat e tjera, raportohet se sot aeroplanat luftarakë qeveritarë ndërmorën më tepër sulme ajrore kundër qytetit Ajdabiyah, në pjesën lindore të Libisë.

Raportohet se luftime po zhvillohen në Zawiyah, afër Tripolit, dhe në terminalin e naftës Ras Lanuf.
XS
SM
MD
LG