Ndërlidhjet

Kairo: Kryeministri i ri foli para turmës në Sheshin Tahrir


Kryeministri i ri i Egjiptit, Essam Sharaf, ka folur sot në një tubimi masiv në Sheshin Tahrir në Kajro.

Sunduesit ushtarak të Egjiptit e emëruan dje zotin Sharaf, në vend të kryeministrit, Ahmed Shafiq, që ishte emëruar nga ish presidenti Hosni Mubarak, disa ditë para se ai ishte detyruar të largohej nga pushteti.

Sheshi Tahrir ishte qendra e protestave kundër Mubarakut.

Pas përmbysjes së Mubarakut, protestat në Kajro kanë vazhduar, ndërsa demonstruesit kanë thënë se po presin që të plotësohen edhe kërkesat e tyre të tjera, përfshirë edhe lirimin e të burgosurve politikë dhe tërheqjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kryeministri Sharaf u tha demonstruesve se ai do të bëjë çdo gjë të mundshme që “t’i realizoj kërkesat e tyre”.

Ai tha se kishte ardhur në Sheshin Tahrir për “ta marrë legjitimitetin”.

Ai ishte së bashku me protestuesit gjatë trazirave në Sheshin Tahrir.

XS
SM
MD
LG