Ndërlidhjet

Llukshiq: Vendet kandidate për BE, t’i arrijnë standardet


Kryeministri i Malit të Zi, Igor Llukshiq, tha sot se vendet aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet të brengosen më pak për gjasët e tyre për pranim, e më tepër për plotësimin e kushteve të BE-së, përfshirë reformat dhe luftimin e korrupsionit.

“Vendet kandidate duhet të fokusohen në bërjen e asaj, që BE-ja e pret nga ata”, i tha Llukshiq agjencisë AP.

Mëtutje ai theksoi se “nuk ka vërejtur ndonjë lodhje për zgjerim në takimet me zyrtarët e BE-së” dhe shtoi se “çdokush është i vetëdijshëm se BE-ja nuk do të jetë komplete derisa Ballkani Perëndimor të mos integrohet fuqishëm në BE”.
XS
SM
MD
LG