Ndërlidhjet

Sarajevë: Serbi i Bosnjës akuzohet për masakrën në Srebrenicë


Prokurorët e Bosnjë Hercegovinës sot e kanë akuzuar ish anëtarën e njësisë speciale serbe të Bosnjës, Bozhidar Kuvela, për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë afro 8 mijë burra e djem myslimanë.

Zyra e Prokurorisë së Bosnjës ka njoftuar se Kuvela është akuzuar se ka marrë pjesë në vrasjen e më tepër së një mijë myslimanëve, që ishin arrestuar, pasi forcat serbe e kishin marrë kontrollin ndaj Srebrenicës, në korrik të vitit 1995.

Kuvela ishte arrestuar në janar të këtij viti.

Gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-95, ai ishte anëtar i njësisë speciale policore të serbëve të Bosnjës, e njohur me emrin “Jahorina”.
XS
SM
MD
LG