Ndërlidhjet

logo-print

Tripoli: Forcat e sigurisë e shpërndanë protestën kundër Gadafit


Qindra kundërshtarë të liderit të Libisë, Muamer Gadafi, janë mbledhur sot në kryeqytetin Tripoli, pasi në Faljet e Xhumasë u kërkua largimi i tij.

Njerëzit i mbushën rrugët pasi u falën në lagjen Tajoura të Tropolit duke brohoritur parulla kundër Gadafit.

Por, raportohet se forcat e sigurisë janë futur brenda dhe kanë hedhur gaz lotsjellës për ta shpërndarë masën.

Masa ishte rigrupuar, por forcat e sigurisë kishin shtënë, duke i shpërndarë protestuesit.

Para protestave, forcat lojale ndaj Gadafit kishin krijuar pika të kontrolli në lagjet periferike.

Njëherësh, televizioni shtetëror i Libisë raportoi se forcat lojale të Gadafit e kanë rimarrë kontrollin në Zawiyah, afër Tripolit, të cilin e mbanin kryengritësit.

Poashtu, raportohet se sot aeroplanat luftarakë qeveritarë kanë ndërmarrë më tepër sulme ajrore kundër qytetit Ajdabiyah dhe Brega.

Ka raporte që mbështeten në mjekë dhe banorë, që thonë se ka shumë “viktima” në përleshjet e sotme në Brega dhe Zawiyah.
XS
SM
MD
LG