Ndërlidhjet

Serbi: Janë regjistruar 24 raste vdekjeprurëse të gripit


Instituti për shëndetësi publike i Serbisë ka njoftuar sot se në këtë vend, deri tash, janë regjistruar 24 raste të vdekjes, te të cilët është dëshmuar virusi i gripit.

Janë paraqitur 240 raste të vërtetuara në mënyrë laboratorike të të sëmurëve nga gripi.

Prej këtij numri, te 198 vetë është vërtetuar virusi i gripit A (H1N1), te 23 vetë është gjetur virusi i gripit tipi A (H3N2), te 10 vetë virusi i gripit tipi A, ndërsa te nëntë persona është gjetur virusi i gripit tipi B.

Sipas Institutit, 21 persona, nga ata që kanë vdekur nga virusi, nuk kishin marrë vaksinë, ndërsa mosha e tyre ishte prej 3 e deri në 74 vjet.
XS
SM
MD
LG