Ndërlidhjet

Interpol: Alarm global kundër Muamer Gadafit


Organizata ndërkombëtare e policisë, Interpol, sot ka lëshuar një alarm global kundër liderit të Libisë, Muamer Gadafi, dhe 15 shtetasve të tjerë të Libisë.

Në listë përfshihen edhe anëtarët e familjes së Gadafit dhe bashkëpunëtorët e afërt.

Ky alarm u bënë thirrje vendeve anëtare të Interpolit, për të ndihmuar në forcimin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Libisë dhe për të ndihmuar në hetimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, lidhur me akuzat se qeveria e Gadafit, ndoshta ka bërë krime kundër njerëzimit, gjatë kryengritjes aktuale kundër regjimit të Gadafit.
XS
SM
MD
LG