Ndërlidhjet

SEEMO: Shqetësim për letrën e ambasadorit Dell


Organizata e Mediave të Evropës Jugore dhe Lindore (SEEMO), me seli në Vjenë, ka shprehur keqardhje për reagimin e tepruar të ambasadorit amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, ndaj publikimit të fotove me mesazhet në telefonat mobilë, që qartazi tregonin për involvimin e tij në zgjedhjen e presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, deklaratat e diplomatëve amerikanë, në masë të gjërë, diskutohen dhe debatohen, dhe kanë ndikim të fuqishëm në skenën politike lokale, thuhet në kumtesën e SEEMO-s.

SEEMO është e shqetësuar se referenca e ambasadorit amerikan për akt të dyshuar të mundshëm kriminal, mund të ketë efekte negative në lirinë e mediave dhe mund ta rrisë presionin politik në media.

Sekretari i përgjithshëm i SEEMO-s, Oliver Vujoviq, tha se “nëse ambasadori nuk është i kënaqur me raportimet në media, ai ka mundur ta paraqes pikëpamjen e tij në mënyrë direkte te përfaqësuesit e mediave”
XS
SM
MD
LG