Ndërlidhjet

logo-print

Obama nis fushatën për zgjedhjet 2012


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka nisur fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e vitit 2012, në të cilat do të kandidojë për mandatin e dytë presidencial.

Obama ka përmendur përmirësimin e ekonomisë së SHBA-ve si një zhvillim pozitiv, që do të mund të ndihmonte demokratët të rimarrin fuqinë pas humbjes në zgjedhjet e nëntorit të kaluar.

“Tani, një pjesë e arsyes përse jemi këtu, është sespe ne synojmë t’i fitojmë zgjedhjet e ardhshme. Ne besojmë në vizionin tonë për të ardhmen. Nuk ka asgjë të keqe në dëshirën për të fituar. Ne nuk do të përfshiheshim po të mos mendonim se kemi ide më të mira”, ka thënë Obama në Majami.

Presidenti amerikan po ashtu ka theksuar nevojën për të bashkëpunuar dhe për të gjetur gjuhë të përbashkët me republikanët, në mënyrë që të arrihet përparimi.
XS
SM
MD
LG