Ndërlidhjet

Legjislatura kineze hap sesionin vjetor


Parlamenti i regjimit komunist të Kinës ka hapur sesionin vjetor, ku gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, 3 mijë delegatët pjesëmarrës do të paraqesin planet ekonomike dhe sociale për vendin.

Në fjalimin e sotëm, kryeministri Uen Xhiabao u zotua për rritje të zhvillimit ekonomik të Kinës, e cila është ekonomia e dytë më e madhe në botë, pas Shteteve të Bashkuara.

Ai tha se qeveria do të zbatojë masat për të frenuar inflacionin dhe për të përmirësuar kushtet e të varfërve, të cilët nuk kanë përfituar nga rritja e shpejtë ekonomike.

Programi i qeverisë bën thirrje për rritje mesatare të ekonimisë prej 7% nga viti 2011 deri më 2015.
XS
SM
MD
LG