Ndërlidhjet

Rusia s’e përjashton forcën ndaj Gjeorgjisë


Zëvendësministri i Jashtëm rus, Grigori Karasin, tha se Rusia nuk garanton se nuk do të përdorë forcën kundër Gjeorgjisë.

“Kjo, për arsyen e thjeshtë, se ne as nuk kemi qenë dhe as nuk jemi palë e konfliktit”, tha Karasin, duke iu referuar luftës së vitit 2008 që fillimisht nisi mes Gjeorgjisë dhe Osetisë së Jugut.

Javë më parë, presidenti gjeorgjian, Mikhail Sakashvili, ka thënë se dëshiron bisedime me Rusinë, ndonëse Gjeorgjia nuk do ta braktisë orientimin e saj pro-perëndimor.

Moska ka refuzuar dialogun me Tbilisin derisa Sakashvili të mbetet në pushtet.
XS
SM
MD
LG