Ndërlidhjet

Libia ndërpren Internetin


Në Libi është ndërprerë shërbimi i Internetit, ndërsa janë në intensifikim e sipër përleshjet ndërmjet kundërshtarëve dhe përkrahësve të Muamer Gadafit.

Bllokimin e uebfaqeve e kumtoi rrjeti Arbor, i cili monitoron përdorimin e Internetit, si dhe kompania Google.

Edhe pse libianët relativisht kanë më pak qasje në Internet krahasuar me shtetet tjera, bllokimi i tij thuhet se do ta bëjë më të vështirë informimin e tyre për ngjarjet në vend.

Gjatë protestave në Egjipt që çuan në largimin e presidentit Hosni Mubarak, autoritetet mbyllën po ashtu qasjen në Internet për gati një javë.
XS
SM
MD
LG