Ndërlidhjet

AAK: Kosova e sotme nuk mbron vlerat e lirisë


Një delegacion i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i prirë nga nënkryetari Ahmet Isufi, ka bërë homazhe te varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz, në 13-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

“Në këtë ditë, të gjithë ne e kujtojmë me respekt të lartë sakrificën e familjes Jashari, të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe të bashkëluftëtarëve të tij”, ka thënë Isufi, duke e cilësuar Epopenë e UÇK-së si një moment vendimtar dhe kyç në luftën për liri.

Isufi ka thënë se “Kosova e ditëve të sotme, nuk është Kosova e idealeve të dëshmorëve, nuk është vendi që garanton dhe mbron vlerat e lirisë".

“Andaj, ne duhet të angazhohemi më shumë dhe me më tepër përkushtim në realizimin e porosisë së të rënëve, në mbrojtjen e vlerave dhe të sakrificës së tyre", ka deklaruar mes tjerash Isufi.
XS
SM
MD
LG