Ndërlidhjet

Zagreb: Arrestohen shtatë protestues


Policia kroate njoftoi se ka arrestuar shtatë persona për përfshirje në protestat e së premtes në Zagreb.

Në komunikatën e autoriteteve policore thuhet se pesë veta janë kapur për prishje të rendit dhe të qetësisë publike, ndërsa dy të tjerë për shkaktim të lëndimeve.

Sipas vlerësimeve të disa mediave, në protestën antiqeveritare, të organizuar përmes rrjetit social Facebook, kanë marrë pjesë rreth 10 mijë protestues, ndërkohë që të dhënat e policisë flasin për 4 mijë të pranishëm.

Demonstruesit janë përpjekur të arrijnë para selisë së qeverisë, por janë penguar nga forcat e rendit. Ata kanë brohoritur slogane antiqeveritare, duke porositur kryeministren Jadranka Kosor “se çdo gjë ka një fund”.

Tubimi i së premtes ishte më i madhi që nga nisja e protestave në fund të muajit shkurt.
XS
SM
MD
LG