Ndërlidhjet

logo-print

Pacolli: Dëshmorët e kombit vunë themelet e shtetit


Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka marrë pjesë në manifestimin qendror të shënimit të 13-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

"Simboli i lirisë sonë, komandanti legjendar Adem Jashari dhe heronjtë e tjerë, Zahir Pajaziti, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Agim Ramadani, Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe gjithë dëshmorët e tjerë të kombit, kanë vendosur themelet e shtetit tonë, sikur themelet e legjendës së Rozafatit. Themelet e shtetësisë sonë janë të forta falë gjakut të këtyre simboleve", ka thënë mes tjerash Pacolli.

Presidenti Pacolli fillimisht ka vizituar Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa më pas është pritur në një takim nga ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, dhe bashkëpunëtorët e tij.
XS
SM
MD
LG