Ndërlidhjet

Arabia Saudite ndalon protestat


Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka ndaluar të gjitha protestat dhe marshimet.

Agjencia zyrtare e lajmeve SPA citon deklaratën e ministrisë, ku thuhet se “rregulloret e Mbretërisë ndalojnë kategorikisht të gjitha llojet e demonstratave pasi ato janë në kundërshtim me Ligjin e Sheriatit dhe me vlerat e shoqërisë saudite”.

Deklarata po ashtu thotë se forcat e sigurisë janë të autorizuara të përdorin të gjitha masat, për të parandaluar çdo përpjekje të prishjes së rendit publik.

Ky hap vjen pasi pakica shiite ka zhvilluar disa protesta të vogla në lindje të vendit.
XS
SM
MD
LG