Ndërlidhjet

Ferizaj: Tetë të arrestuar për prostitucion


Njësia rajonale e policisë në Ferizaj ka arrestuar tetë persona, të dyshuar për përfshirje në prostitucion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të arrestuarit u përkasin kombësive të ndryshme, përfshirë katër shtetas të Ukrainës, një të Turqisë dhe tre kosovarë.

Arrestimet ndodhën pas hetimeve dhe bastisjeve të 12 lokacioneve të ndryshme, ku dyshohet se janë kryer veprat penale mundësim në prostitucion dhe dhënie pas prostitucionit.

Të gjithë të dyshuarit me urdhër të prokurorit kujdestar janë dërguar në qendrën e ndalimit, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.
XS
SM
MD
LG