Ndërlidhjet

Azerbajxhani dhe Armenia diskutojnë Nagorno Karabakun


Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar bisedime për rajonin e kontestueshëm të Nagorno Karabakut, pas tenisoneve në rritje të mujave të fundit.

Presidenti armen, Serzh Sarkisian, ai i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, dhe presidenti rus, Dimitri Medvedev, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pas takimit në Soçi, ku kanë shprehur qëllimin e tyre “për të zgjidhur të gjitha çështjet e diskutueshme në mënyrë paqësore”.

Ata kanë rënë dakord për të hetuar përleshjet përgjatë zonës së armëpushimit, ku u vranë mbi 20 ushtarë vitin e kaluar.

Muajt e fundit, Azerbajxhani ka kërcënuar se do të përdorë forcën për të rifituar Karabakun, nëse bisedimet paqësore nuk japin rezultate. Ndërkaq, Armenia ka paralajmëruar hakmarrje në shkallë të gjerë, në qoftë se Baku nis veprimet ushtarake.
XS
SM
MD
LG