Ndërlidhjet

Brazil: 25 viktima në aksidentin rrugor


Së paku 25 persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë kanë marrë lëndime të rënda nga përplasja direkte e një kamioni dhe autobusi në jug të Brazilit.

Policia tha se aksidenti ka ndodhur pranë qytetit Deskanso, kur shoferi i kamionit ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me autobusin që bartte 47 udhëtarë.

Aksidenti ndodhi në kohën e karnavaleve në Brazil, ku nëpër rrugët e vendit mbretërojnë tollovi të mëdha në trafik.
XS
SM
MD
LG