Ndërlidhjet

logo-print

Vetëvendosje, homazhe në Prekaz


Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari”.

Para mediave, kreu i lëvizjes, Albin Kurti, përveç tjerash, deklaroi se "në këtë vend janë sakrifikuar tre breza të familjes Jashari për çlirimin e vendit dhe lirinë e popullit tonë".

"Kjo rënie heroike me në krye komandantin legjendar, Adem Jashari, shënoi ngritjen e fuqishme të vetëdijes kombëtare dhe përhapjen e luftës çlirimtare anekënd Kosovës. Në Prekaz janë fillet e organizimit të armatosur çlirimtar dhe hovi i madhërishëm i UÇK-së", tha Kurti.
XS
SM
MD
LG