Ndërlidhjet

Armata e Egjiptit drejt reformave


Armata ushtarake e Egjiptit ka emëruar gjeneralin Masor el-Esavi në postin e ministrit të Brendshëm. El-Esavi u zotua se prioritetet e tij do të përfshijnë shtimin e sigurisë në gjithë vendin.

Emërimi i ri vlerësohet si një hap drejt përmbushjes së kërkesave të protestuesve, të cilët kanë bërë thirrje për pastrim të kabinetit qeveritar nga njerëzit e ish-presidentit Hosni Mubarak.

Kryengritjet popullore në Kajro çuan në largimin e Mubarakut pas 30 vjetësh në pushtet.
XS
SM
MD
LG