Ndërlidhjet

Protesta kundër arrestimit të ish-gjeneralit Divjak


Rreth 5 mijë njerëz kanë mbushur rrugët e Sarajevës, duke i bërë thirrje Austrisë të lirojë ish-gjeneralin e ushtirsë boshnjake, të arrestuar nën akuzat serbe për krime lufte.

Protestuesit u mblodhën para ambasadës austriake, për të marshuar drejt qendrës së qytetit. Ish-gjenerali i ushtrisë së Bosnjës, Jovan Divjak, akuzohet për sulm mbi konvojin e trupave gjatë rrethimit të Sarajevës.

Gjykata e Austirsë ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin e tij, në pritje të procedurave të ekstradimit. Divjak pritet të apelojë vendimin.
XS
SM
MD
LG