Ndërlidhjet

logo-print

Estonia në zgjedhje parlamentare


Në Estoni janë hapur kutitë e votimit për zgjedhjet e para parlamentare që kur vendi u bë anëtar i Euorzonës.

Pritet që qeveria e djathtë të fitojë mandatin e ri, pavarësist ndërmarrjes së masave të rrepta të kursimit për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike.

Bëhet e ditur se të drejtë vote kanë rreth 900 mijë zgjedhës nga 1.3 milion banorët e ish-republikës sovjetike, e cila nga 1 janari, 2011, përdor euron si monedhë vendase.

Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 20, sipas kohës së Evropës qendrore.
XS
SM
MD
LG