Ndërlidhjet

Vdes bashkudhëtari i Çe Gevarës


Alberto Granado, bashkudhëtar i revolucionarit Ernesto Çe Gevara gjatë udhëtimit me motor në Amerikën e Jugut, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Ai vdiq nga vdekja natyrore në Kubë, ku ka jetuar nga viti 1961.

Aventurat e udhëtimit, Granado i kishte shkruar në librin “Ditari i motoçiklistit”, sipas të cilit u xhirua edhe filmi.

Revolucionari latino-amerikan, Çe Gevara, u vra në Bolivi, në vitin 1967.
XS
SM
MD
LG