Ndërlidhjet

Serbia e pakënaqur me ritmin e hetimeve


Prokuroria serbe për krime lufte ka shprehur “shqetësimet me ritmin e ngadaltë të hetimit të akuzave për trafikim organesh në Kosovë”.

“Misioni evropian për sundimin e ligjit pret dëshmi, në vend se të hetojë. Nuk po shohim ndonjë aktivitetet në lidhje me hetimet dhe kjo më shqetëson seriozisht”, ka thënë prokurori Vlladimir Vukçeviq për mediat serbe.

Dokumenti i raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, pretendon se “kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-luftëtarë të UÇK-së janë përfshirë në një rrjet të trafikimit me organe”. Kryeministri kosovar i ka hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG