Ndërlidhjet

Arrestohen edhe dy gazetarë turq


Drejtësia turke ka urdhëruar arrestimin e dy gazetarëve të njohur derisa të përfundojë gjykimi ndaj tyre.

Agjencia e lajmeve Anatolia njoftoi se Nedim Sener dhe Amhet Sik akuzohen për përfshirje në komplot për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Rexhep Taip Erdogan.

Lidhur me këtë rast, javën e kaluar janë arrestuar edhe gjashtë gazetarë të tjerë.

Arrestimi i tyre ka shkaktuar reagimin e organizatave për të drejtat e njeriut si dhe të qeverive perëndimore, përderisa Ankaraja kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG