Ndërlidhjet

logo-print

Kajro përmbush kërkesat e protestuesve


Kajro ka emëruar në postin e ministrit të Jashtëm ish-ambasadorin e saj në Kombet e Bashkuara, Nabil al-Arabi.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të zëvendësojë Ahmed Abul Gheitin, i cili ka mbajtur këtë post nga viti 2004.

Ky emërim është një hap tjetër drejt përmbushjes së kërkesave të protestuesve, që kanë bërë thirrje për pastrimin e kabinetit qeveritar nga njerëzit e ish-presidentit Hosni Mubarak.

Ky i fundit u përmbys nga revolta popullore pas 30 vjetësh në pushtet.

XS
SM
MD
LG