Ndërlidhjet

Hejg: Të planifikohen të gjitha mundësitë për Libinë


Ministri i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg, tha se komuniteti ndërkombëtar duhet t’i planifikojë “të gjitha mundësitë” për Libinë.

“Ne kemi dërguar mesazh të qartë se dhuna në Libi duhet të ndalojë, se largimi i Gadafit është gjëja më e mirë për libianët, të cilët kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e vendit të tyre. Për këtë, bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e përgatitur për çdo eventualitet në Libi”, ka thënë Hejg.

Ai i bëri këto komente në një konferencë të Partisë Konservatore.

Qindra njerëz kanë humbur jetën që nga shpërthimi i dhunës në Libi, ndërsa janë në rritje shqetësimet se trazirat mund të përshkallëzojnë në luftë civile.
XS
SM
MD
LG