Ndërlidhjet

Luftime në Libi, 18 të vrarë


Së paku 18 persona, përfshirë dhe një fëmijë, janë vrarë në luftimet e sotme mes kryengritësve dhe forcave besnike të Muamer Gadafit, në qytetin e Misrata.

"Kemi 18 të vrarë, por shifra nuk është përfundimtare. Kemi shumë njerëz të plagosur, nuk mund të themi numrin e tyre", transmeton Reuters autoritetet spitalore.

Në mesin e viktimave thuhet të ketë civilë dhe kryengritës.

Në anën tjetër, Kombet e Bashkuara vlerësojnë se mbi 1,000 njerëz kanë humbur jetën që nga shpërthimi i dhunës në Libi, dy javë më parë.

Këto shifra hidhen poshtë nga autoritetet e regjimit të Muamer Gadafit.
XS
SM
MD
LG