Ndërlidhjet

Vatikani kërkon mbrojtje më të madhe të lirive fetare


Papa Benedikti XVI ka kërkuar mbrojtje më të madhe të lirive fetare, pas vrasjes së ministrit pakistanez për pakica, Shabhaz Bhati.

“Unë po i përcjell me shqetësim tensionet që po zhvillohen këto ditë në disa vende të Azisë dhe të Afrikës. I kam kërkuar Zotit që sakrifikimi i jetës së ministrit Shabhaz Bhati të zgjojë ndërgjegjet e njerëzve, kurajën dhe angazhimin e tyre për të mbrojtur liritë fetare”, ka thënë Papa Benedikti XVI.

Ai po ashtu ka shprehur solidaritetin me popullsinë e goditur nga trazirat në Libi.

“Mendimet e mia janë edhe në Libi, ku përplasjet e kohëve të fundit kanë shkaktuar vdekje të shumta dhe krizë humanitare”, ka thënë kreu i Kishës Katolike.
XS
SM
MD
LG