Ndërlidhjet

Gajts mbërrin në Afganistan



Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, ka mbërritur në një vizitë të paparalajmëruar në kryeqytetin afgan, Kabul.

Ardhja e tij u bë në kohën e acarimit të raporteve pasi helikopterët e NATO-s gabimisht vranë nëntë fëmijë afganë më 2 mars në Afganistanin lindor.

ISAF-i tha se forcat ndërkombëtare kishin menduar se fëmijët janë kryengritësit, të cilët më herët e kishin sulmuar një bazë të afërt ushtarake amerikane në provincën Kunar.

Presidenti Hamid Karzai tha se kërkim falja e gjeneralit Dejvid Petraus, komandant i forcave amerikane dhe të NATO-s, nuk "ishte e mjaftueshme".
XS
SM
MD
LG