Ndërlidhjet

logo-print

Bahrein: Shiitët protestojnë për politikën amerikane


Qindra shiitë, përkrahës të opozitës, u mblodhën sot para ambasadës amerikane në kryeqytetin e Bahreinit, Manama.

Protestuesit thanë se Uashingtoni po tregon pak mbështetje për fushatën për ndryshime në Bahrein, sesa që tregoi për kryengritjet në Tunizi dhe Egjipt.

Monarkia sunite është në pushtet në Bahrein, ku ndodhet e ankoruar Flota e Pestë e Marinës së SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG