Ndërlidhjet

Pacolli kërkon zbardhjen e vrasjes së 13 vjeçarit



Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli dënoi vrasjen e të riut 13-vjeçar Leutrim Musliu. Vrasja ka ndodhur të shtunën në fshatin Uglar të Gjilanit.

“Humbja e çdo jete të njeriut në kohën që po jetojmë, në Kosovën e lirë, është një ngjarje e rëndë për të gjithë dhe një humbje e pakompensueshme për familjen”, tha Presidenti Pacolli.

Presidenti kërkon nga organet përgjegjëse që të zbardhin rastin sa më shpejt në mënyrë që fajtorët të vihen para drejtësisë.
XS
SM
MD
LG