Ndërlidhjet

Filloi gjyqi kundër Shirakut


Ka filluar sot në Paris gjykimi kundër ish presidentit francez Zhak Shirak, nën akuzat për korrupsion.

Kjo është hera e parë në historinë moderne të Francës ku një president del në gjyq.

Shiraku, aktualisht 78 vjeçar, akuzohet për krijimin e vendeve të rreme të punës, në mënyrë që të përfitojë paratë e qytetit në favor të partisë së tij, në kohën kur ishte kryebashkiak i Parisit në fillim të viteve të 1990-ta.

Shiraku deri në vitin 2007 ishte i mbrojtur nga imuniteti i presidentit. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.

XS
SM
MD
LG