Ndërlidhjet

Gejts kërkon falje për vrasjen e fëmijëve afganë



Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts ka kërkuar falje për vdekjen aksidentale të fëmijëve afganë nga një sulm ajror i NATO-s.

Aeroplanët e NATO-s gabimisht qëlluan në 2 mars nëntë fëmijë afganë, të cilët ishin në mal duke mbledhur dru.

Gejts po viziton Kabulin në kohën kur vrasjet aksidentale të fëmijëve kanë rritur tensionet në Afganistan.

Shefi i Pentagonit përsëriti se Shtetet e Bashkuara dhe qeveria afgane kanë rënë dakord se forcat ushtarake amerikane do të mbeten të përfshira në stërvitjen e trupave afgane edhe pas vitit 2014. Ky është afati i përcaktuar për tërheqjen e forcave amerikane nga aktivitetet luftarake në Afganistan.
XS
SM
MD
LG