Ndërlidhjet

SHBA: Sauditët kanë të drejtë për protesta paqësore



Shtetet e Bashkuara thanë se sauditët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore.

"SHBA-të i mbështesin të drejtat univerzale, përfshirë të drejtën e tubimit paqësor dhe lirisë së shprehjes", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli.

Ai i bëri këto komente pasi ministria e brendshme e Arabisë Saudite i përkujtoi qytetarët e saj se demonstratat janë të ndaluara në mbretërinë.
XS
SM
MD
LG