Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Rafsanxhani humb postin kyç



Ish presidenti i Iranit, Akbar Hashemi Rafsanxhani e ka humbur pozitën kyçe të ndikimit pasi radikalët e kritikuan se ishte tepër i afërt me reformatorët.

Rafsanxhani është zëvendësuar nga posti i kreut të Asmblesë së Ekspertëve, organ shtetëror, i cili e zgjedh udhëheqësin suprem, i mbikqyr aktivitetet e tij dhe ka pushtet ta largojë atë. Rafsanxhani e mbante këtë post në katër vitet e fundit.

Në vend të Rafsanxhanit është emëruar kleriku konservator, ajatollahu Mohamad Reza Mahdavi Kan, 80 vjeç.

Rafsanxhani e kishte kritikuar shtypjen e protestave të opozitës pas rizgjedhjes së kontestuar të presidentit Mahmud Ahmadinexhad në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG