Ndërlidhjet

Obama takon presidenten e Kirgizisë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka zhvilluar bisedime me presidenten e Kirgizisë, Roza Otunbajeva.

Sipas njoftimeve të Shtëpisë së Bardhë, Obama ka shprehur mbështetjen e SHBA-ve për tranzicionin demokratik në Bishkek, si dhe ka falënderuar Otunbajevën për përkrahjen që i ka dhënë bazës amerikane atje.

Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë hapa për të përmirësuar transparencën e operacioneve të kësaj baze dhe pagesat që lidhen me të.
XS
SM
MD
LG