Ndërlidhjet

Bajden takon krerët finlandezë


Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkura, Xho Bajden, ka takuar liderët finlandezë në ndalesën e parë të turneut evropian.

Çështjet ndërkombëtare, përfshirë Afganistanin dhe zhvillimet në Afrikën e Veriut, ishin tema diskutimi mes Bajdenit dhe presidentes së Finlandës, Tarja Halonen. Bajden ka zhvilluar drekë pune edhe me kryeministren e këtij vendi, Mari Kiviniemi.

Zëvendëspresidenti amerikan do të vazhdojë vizitën në Rusi, ku pritet të mbajë një fjalim në universitetin shtetëror të Moskës, ndërsa ndalesa e tretë dhe e fundit e tij do të jetë Moldavia.
XS
SM
MD
LG