Ndërlidhjet

Policia shpërndan protestuesit në Jemen


Policia e Jemenit ka përdorur municion të vërtetë për të shpërndarë protestuesit paqësorë. Dhjetëra mijëra njerëz janë tubuar në rajonet Shabva dhe Dhamar, për të kërkuar fundin e sundimit 33-vjeçar të presidentit Ali Abdullah Saleh.

Po sot, forcat e armatosura të vendit janë shfaqur në rrugët e kryeqytetit Sana, për të parën herë që nga shpërthimi i protestave antiqeveritare.

Demonstratat kanë vazhduar pavarësisht thirrjes së presidentit Saleh për dialog kombëtar, në përpjekje për t’iu dhënë fund trazirave.
XS
SM
MD
LG