Ndërlidhjet

Karzai u drejtohet grave


Mijëra gra janë mbledhur në qendër të Kabulit për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Presidenti Hamid Karzai i është drejtuar masës së tubuar:

“Ne kemi bërë progres në vendin tonë me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar – ne tani kemi rrugë më të mira, shkolla dhe spitale. Ne i jemi mirënjohës për këtë ndihmë botës, por ajo nuk ka arritur të sjellë sigurinë në vendit tonë. Pra, marrëdhëniet tona strategjike me Amerikën kanë një parakusht: të forcohet paqja në vendin tonë, në mënyrë që fqinjët tanë të ndjehen të sigurt, në mënyrë që gratë dhe fëmijët tanë të mund të jetojnë në paqe”, ka thënë Karzai.

Shënimi i 8 Marsit sivjet ka kaluar në shenjë të 100-vjetorit të përpjekjeve të organizuara të grave për barazi dhe më shumë të drejta.
XS
SM
MD
LG