Ndërlidhjet

logo-print

Liga Arabe diskuton krizën në Libi


Ministrat e jashtëm të Ligës Arabe do të mblidhen të premten në një takim urgjent, për të diskutuar situatën në Libi, pas rritjes së dhunës në këtë vend.

Më herët, Organizata e Konferencës Islamike iu bashkangjit thirrjeve për vendosjen e zonës së ndalim-fluturimit mbi Libi, si përgjigje ndaj sulmeve ajrore të forcave të Muamer Gadafit kundër kryengritësve.

Franca dhe Britania kërkuan autorizimin e Kombeve të Bashkuara, gjë që e ka theksuar edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen.

Rusia tha se është kundër intervenimeve ushtarake. Presidenti Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s po i konsiderojnë opsionet ushtarake për dhunën ndaj civilëve.

Ndërkohë, qeveria e Gadafit ka ndërmarrë sulme të reja ajrore në portin Ras Lanuf. Kombet e Bashkuara thanë se mbi një milion njerëz janë larguar nga Libia apo janë zhvendosur.

Gadafi ka ripërsëritur vazhdimisht se nuk ka pozitë zyrtare, andaj “e ka të pamundur të japë dorëheqje”.
XS
SM
MD
LG