Ndërlidhjet

Serbia s'e nënshkruan rezolutën e Harkut Dinarik


Në kuadër të punimeve të konferencës së Harkut Dinarik, Serbia ka refuzuar të nënshkruajë rezolutën, e cila është prezantuar në Slloveni, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës. Rezoluta përkufizon zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve të rajonit të Harkut Dinarik.

Kosovën në këtë konferencë e ka përfaqësuar ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi.

Harku Dinarik në Evropën Juglindore është një zonë me trashëgimi natyrore dhe kulturore. Rezolutën në fjalë është dashur ta nënshkruajnë Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Rezoluta pritet të nënshkruhet gjatë ditës së nesërme, me gjithë kundërshtimin e Serbisë.
XS
SM
MD
LG