Ndërlidhjet

Shtyhet gjykimi i Zhak Shirakut


Gjykata franceze ka shtyrë për në qershor gjykimin ndaj ish-presidentit Zhak Shirak. Ky i fundit, aktualisht 78-vjeçar, akuzohet për krijimin e vendeve të rreme të punës, në mënyrë që të përfitonte paratë e qytetit në favor të partisë së tij, në kohën kur ishte kryebashkiak i Parisit.

Kreu i trupit gjykues, Domenik Paut, tha se vendimi për shtyrje është marrë në mënyrë që autoritetet kushtetuese të shqyrtojnë nëse akuzat e caktuara janë ende të pranueshme, meqë rasti ka ndodhur gati dy dekada më parë.

Shiraku, i cili ka gëzuar imunitetin e presidentit deri në vitin 2007, i ka mohuar akuzat. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me 10 vjet heqje lire dhe me gjobë prej 150 mijë eurosh.
XS
SM
MD
LG