Ndërlidhjet

BE: Bisedimet e para pas tre vjetësh

  • Augustin Palokaj

Edita Tahiri, zëvendëskryeministre dhe koordinatore e grupit negociator në dialogun Prishtinë - Beograd.

Edita Tahiri, zëvendëskryeministre dhe koordinatore e grupit negociator në dialogun Prishtinë - Beograd.

Ndonëse me disa vonesa, dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, megjithatë do të fillojë të martën, më 8 mars, në selinë e Këshillit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Këtë e kanë konfirmuar të martën pasdite përsëri burime të Bashkimit Evropian, duke thënë se plani i parë që dialogu të nisë të martën në orën 15, nuk është realizuar për shkak të vonesave nga ana e delegacionit të Kosovës.

Mirëpo, sipas burimeve të BE-së, asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje nisja e dialogut të martën.

Të njëjtat burime pohojnë se dialogu do të nisë të martën dhe do të bëhet një bisedë rreth dyorëshe, për të vazhduar të mërkurën, po ashtu, në Bruksel.

Nga ana e Bashkimit Evropian pritet që të mërkurën të dilet me një komunikatë lidhur me nisjen e dialogut.

Ndërkohë, burime të Bashkimit Evropian përsërisin se temat e përgjithshme të dialogut që nisë të martën dhe do të zgjasë një kohë të pacaktuar, do të jenë çështje të lidhura me lirinë e lëvizjes, bashkëpunimin rajonal dhe, po ashtu, edhe çështje që kanë të bëjnë me sundimin e rendit dhe ligjit.

Qëllimi i gjithë këtyre temave është që të arrihet një bashkëpunim më i mirë rajonal në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe që Prishtina dhe Beogradi të afrohen më shumë me Bashkimin Evropian.

Nga ana e Bashkimit Evropian dialogun do ta kryesojë Robert Kuper, që është zyrtar i lartë në Këshillin e Bashkimit Evropian në zyrën e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton.

Bashkimi Evropian edhe të martën, më 8 mars e ka përshëndetur gatishmërinë Beogradit dhe Prishtinës për t’u angazhuar në një dialog që BE-ja e quan konstruktiv.
XS
SM
MD
LG