Ndërlidhjet

logo-print

Bllokohen rrugët në Zveçan dhe Leposaviq


Një bllokadë në rrugë është regjistruar sot në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq, përkatësisht në fshatin Rudare të Zveçanit.

Policia e Kosovës tha se rreth 50-60 persona janë tubuar në shenjë proteste kundër prezencës së njësive rajonale të trafikut rrugor të Policisë së Kosovës.

Protestë e ngjashme ka ndodhur edhe në hyrje të Leposaviqit me ç’rast ishin tubuar rreth 30 qytetarë.

Veç bllokimit të rrugëve nuk është regjistruar ndonjë incident tjetër, thuhet në njoftimin e policisë.
XS
SM
MD
LG