Ndërlidhjet

Bajden arrin në Moskë


Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, ka arritur në Rusi.

Bisedimet e tij me zyrtarët rusë pritet të përqendrohen në mbrojtjen raketore dhe në përpjekjet e Moskës për t’u anëtarësuar në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Diskutimet po ashtu do të prekin ngjarjet në Lindjen e Mesme, si dhe paralajmërimet e Moskës kundër çdo ndërhyrjeje të huaj në Libi.

Në dy ditët e ardhshme, Bajden do të takojë presidentin Dimitri Medvedev dhe kryeministrin Vladimir Putin, ndërsa do të mbajë një fjalim në universitetin shtetëror të Moskës.

Rusia është ndalesa e dytë e Bajdenit në turneun evropian, pas qëndrimit në Finlandë. Zëvendëspresidenti amerikan do të vizitojë edhe Moldavinë.
XS
SM
MD
LG